A FESTOJMË ASHTU SIÇ DUHET
Kapitulli u shkëput nga libri “PASHKA-ΠΑΣΧΑ”
i ish-Mitropolitit të Follorinës +Avgustin Kantioti
(σελ.. 148-159)
“Dita e Ngjalljes le të ndriçohemi, Pashka e Zotit Pashka,
se ja prej vdekjes në jetë dhe prej dheut në qiell
n’a shpuri Zoti Krisht me këngë mundëse”
(Kënga I e Kanonit të Pashkës)
Erdhi të dashur vëllezër Ngjallja. Erdhi Pashka. Le t’a falenderojmë Zotin, sepse akoma dhe një herë tjetër n’a vlerësoi të festojmë dhe të marrim pjesë në panairin e kësaj dite të lavdishme, që është mbretëresha e të gjitha festave dhe panairëve të Krishtërimit. Qoftë kjo Pashkë, Pashka më e bukur e jetës sonë. Dhe do të jetë Pashka më e bukur e jetës sonë nëse festojmë jo ashtu siç do bota, por ashtu siç do Zoti. Dhe do të festojmë ashtu siç do Zoti nëse të gjithë ne, burra e gra, të gjithë sa mbajmë emrin e nderuar “i/e Krishterë” hapim veshët e zemrës sonë dhe dëgjojmë zërin e dhimbsur të Kishës sonë të Shenjtë Orthodhokse, e cila më thellë se të gjitha rrymat e tjera Kristiane zotëron kuptimin e vërtetë të kësaj feste madhështore dhespotike. Himnet e Ngjalljes janë kryevepër. Këto himne rrjedhin mjaltin e shpirtit, të cilin si bletë punëtore e mblodhën anembanë në lulet e Shkrimeve të Shënjta himnografë që nuk krahasohen me askënd.
Një vështrim mbi detyrat tona
Për të nxjerrë në pah këtë mësim mjaltë-rrjedhës të Ngjalljes së Zotit duhet t’iu referohemi me përpikmëri të gjitha Shkrimeve të Shënjta. Fjalët e himnografëve dhe Etërve të Shënjtë të Kishës burojnë ëmbëlsi dhe janë tepër të kënaqëshme. Janë më të kënaqëshme se mjalta dhe dylli. Vetëm ata që kanë shqisat e shijimit shpirtëror për së mbrapshti nuk mund të shijojnë ëmbëlsinë e këtyre mësimeve, dhe me neveri hedhin sytë e tyre mbi ato që ka shtruar Kisha e Shënjtë në trapezën shpirtërore gjatë kësaj dite të lavdishme.
Nuk përsëritim të njëjtat gjëra. Por duke shkuar në burimet e pashterrshme të Orthodhoksisë, me kupën tonë iu ofrojmë atyre që festojnë disa pika nga urtësia hyjnore. Le të flasim më konkretisht. Pyesim: cilat janë detyrat e të Krishterëve besëmirë gjatë kësaj dite të shënjtë? Do t’i përmendim më poshtë. Ata që kanë veshë do të dëgjojnë. Ata që nuk kanë veshë nuk do të dëgjojnë. Dhe jo vetëm që nuk do të dëgjojnë por edhe do të qeshin dhe do të tallen… Le t’i mëshirojë Zoti pra!
1) NË KISHË
Detyrën e PARË n’a i jep himnografi duke thënë:
“Le të ngrihemi që me natë dhe le t’i shpiem në vënd të miros himne Kryezotit, dhe t’a shohim Krishtin që si djelli i drejtësisë iu fal jetë të gjithëve”
A dëgjoni pra? Detyra jonë është vajtja në Kishë që herët në mëngjes. Ranë këmbanat? U dëgjuan tingujt e tyre të ëmbël? Përveç të sëmurëve, asnjëri dhe asnjëra të mos qëndrojë indiferent në shtëpi. Të gjithë, “këmbë për këmbë” duhet të drejtohen drejt Kishave. Ashtu si gratë mirofore të cilat gjatë natës së Ngjalljes nuk fjetën, por duke e patur zemrën plot ndjenja fisnikërie, dashurie, dhe adhurimi për Zotin, ndenjën zgjuar dhe “herët në mëngjes” shpejtuan për tek varri dhe u denjësuan të dëgjojnë ato të parat lajmin që “Krishti u Ngjall”, kështu pra dhe ne, të gjithë nëpër Kisha!
2) DERI NË FUND
Por kjo nuk është e vetmja detyrë. Nuk mjafton vetëm ardhja në Kishë gjatë natës së Ngjalljes. Erdhëm në Kishë? Kemi për detyrë të qëndrojmë në Kishë deri në fund. Kjo pra është detyra jonë e dytë. Dhe ndërsa detyra e parë zbatohet me ardhjen në Kishë kur dëgjojmë të bien këmbanata, e dyta a zbatohet vetëm me qëndrimin në Kishë?
Oh fatkeqësisht! Vihet re një fenomen që është vërtet për të vajtuar. Çfarë ndodh? E dini shumë mirë ju se çfarë ndodh. Shumë veta, burra e gra, të cilët gjatë gjithë vitit nuk shkelin këmbë as tek pragu i Kishës, por paraqiten në Kishë vetëm natën e Pashkës, këta komitë pra të tërësisë kishëtare, mërziten nga qëndrimi i zgjatur në Kishë. Ambjenti i Kishës nuk është për ta i këndshëm apo i kënaqshëm. Por në vende të tjera, atje ku kënaqen, qëndrojnë deri në mëngjes. Kurse këtu në Kishë? Mezi presin orën që të ikin nga Kisha. Prandaj në momentin që dëgjojnë “Krishti u Ngjall” fillojnë dhe ikin. Largohen turma-turma, ashtu siç erdhën turma-turma. Por të dashur zonja dhe zotërinj dëgjomëni:
Thirrja “Krishti u Ngjall” që dëgjuat nuk është fundi i shërbesës së shënjtë të natës së Pashkës. Është vetëm fillimi. Është krisma përshëndetëse me të cilën Kisha përshëndet ditën e re, ditën e ndritëshme, ditën e lavdishme gjatë së cilës ndodhi ngjarja më e madhe e historisë së këtij planeti. Menjëherë pas “Krishti u Ngjall” vazhdojnë festimet në panairin e Kishës. Vazhdon kanoni ligjvënës i Ngjalljes. Më pas kryhet Liturgjia Hyjnore e cila mbaron me predikimin festiv me rastin e Pashkës e shkruajtur nga Shën Joan Gojëarti, një predikim që nuk mund të krahasohet me asnjë predikim tjetër përsa i përket mënyrës si tingëllon dhe kuptimeve që përçon. Dhe duhet, zonja dhe zotërinj, të qëndroni deri në fund të Liturgjisë. Por ju në vënd që të qëndroni deri në fund ktheni kurrzin dhe largoheni…
Si t’a quajmë këtë sjelljen tuaj? N’a lejoni t’ju pyesim: në qoftë se supozojmë që një prej të fortëve të dheut, apo një mik i juaji ju fton personalisht në një mbrëmje festimi çfarë do të bënit? Sapo të vinit në mbrëmje do të iknit? Nuk do të prisnit derisa të mbaronte mbrëmja dhe të përshëndoshnit të zotin e shëtpisë? Po, kështu do të vepronit sepse kështu ju thonë rregullat e mirësjelljes. Jini të sjellshëm dhe tregoni shumë kujdes për këto gjëra. Nuk doni t’ju quajnë të pasjellshëm, të egër dhe barbarë. Doni të dukeni me edukatë përpara zotërve të kësaj bote, të cilët ju ftojnë personalisht në mbrëmjet e tyre. Por ndaj Zotit Krisht si silleni? Ai që ju fton natën e shënjtë të Ngjalljes është personi më i lavdishëm i qiellit dhe dheut bashkë. Është Mbret i mbretërve dhe Zoti i zotërinjve. Është Mbreti i Ëngjëjve dhe Shënjtorëve. Ai ju fton në mbrëmje të festoni. A e besoni këtë gjë? Përgjigjuni sinqerisht. Në qoftë se nuk e besoni atëhere përse vini në Kishë? Vetëm për të bërë adetin? Asnjë dobi dhe përfitim nuk kini nëse vini në Kishë vetëm për një formalitet. Por nëse e besoni si Zot, si triumfues i gjithë shekujve dhe Mbret i të gjithëve dhe të gjithave, atëhere “ejani t’i falemi dhe t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit Perëndisë dhe Mbretit tonë”. Atëhere duhet të qëndroni në Pallatin Hyjnor, në Kishën e Shënjtë pra, deri në fund, derisa Zoti nëpërmjet organeve të Tij, priftërinjve meshëtarë, të n’a lajmërojë që mbaroi mbrëmja mbretërore.
3) Afrohuni tek Kupa Jetëdhënëse
Vetëm mbrëmje festive është? Shërbesa e shënjtë nuk është thjesht një mbrëmje. Është pafund, më tepër se një mbrëmje. Është ftesë për të marrë pjesë në misterin e shkëlqyer dhe të mrekullueshëm të Eukaristit Hyjnor. Pa shikoni se si n’a fton himnologu:
“Ejani të kungohemi me verën e hardhisë së vreshtës së bekuar të Perëndisë sonë, se Jisui sot u ngrit dhe u hapi qiellin gjithë besnikëve, pra e himnojmë Jisuin Perëndi në jetë të jetëve”.
Ejani n’a thotë të pijmë nga prodhimet e vreshtit, të pijmë nga vera që në mënyrë çudibërëse u shndërrua në gjakun e Krishtit. Ejani të kungohemi me misteret e qashtra, dhe të ngazëllohemi me këtë bashkim të hyjshëm me Zotin. Ejani të shijojmë të mirat e shumta të mbretërisë së Tij, duke e himnuar atë si Perëndi në jetë të jetëve.
Shën Joan Gojëarti në fjalën e tij festive të Ngjalljes n’a fton të marrim pjesë duke n’a thënë:
Trapeza është plot, merrni të gjithë. Mishi i viçit është me bollëk, asnjë të mos ikë i urrtuar.
Kush është viçi? Mos vallë bën fjalë për trapezën materiale në të cilën shtrohen gjellë të zgjedhura? Edhe trapeza e të mirave materiale nuk ndalohet. Përkundrazi edhe rekomandohet, për shkak të atmosferës festive të ditës. Por Shën Gojëarti kur thotë “viçi” dhe i fton të gjithë në këtë trapezë të madhe gjatë natës së Ngjalljes nënkupton kungimin me misteret e shënjta. E tha vetë Zoti kategorimatikisht: “Ai që ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet tek unë dhe unë tek ai” (Joan 6:56).
O të Krishterë, feston Pashkë ai që denjësisht kungohet me misteret e shënjta. Të tjerët, të cilët nuk besojnë dhe përbuzin këtë mister, nuk festojnë Pashkë. Për të tjerët që nuk besojnë dhe qëndrojnë indiferentë Pashka katandis në një festë të të ngrënit me llupësi dhe pangopje, në një festë pa asnjë kuptim të thellë.
Kungata e shënjtë pra, kjo është detyra e tretë që duhet të kryejë i Krishteri gjatë natës së shënjtë të Ngjalljes.
4) MBAHENI DITËN TË SHËNJTË
Përveç tre detyrave të mësipërme, duhet të kryejmë edhe një të katërt. Cila është detyra e katërt? N’a i rekomandon përsëri himnologu i shënjtë. Thotë:
“Dita më e shkëlqyer dhe më e shënjtë është Pashka e Madhe, e para ditë e javës, që mbretëron mbi të gjitha, e kremte e të kremteve dhe panair i panairëve, le t’a bekojmë Krishtin për jetë të jetëve”
A dëgjuat? E shënjtë është dita e Pashkës. Por jo vetëm me fjalët dhe himnet e Ngjalljes duhet të jetë e shënjtë dita e Pashkës, por edhe me vepra. E shënjtë duhet mbajtur përgjatë periudhës ditë-natë. Ditë e shënjtë! Si mbahet e shënjtë kjo ditë? Mëndja të çohet tek Zoti i Ngjallur. Gjuha të flasë për Të. Le të psallë himnet e Tij. Le të predikojë madhështimet e Tij. Zemra le të digjet nga dashuria për Dhëndrin, për Diellin e drejtësisë që lindi duke u ngritur nga varri. Dëshira jonë le të drejtohet drejt punëve të mira të cilat do të vërtetojnë që me të vërtet u Ngjall Krishti dhe një jetë e re po lind në botë. Ka të sëmurë? Le t’i vizitojmë. Ka fatkeqë? Le t’i ndihmojmë. Ka armiq? Le t’i falim. Ka të pafe’ dhe vlasfimtarë të Zotit? Le të biem ndër gjunjë dhe le të lutemi për ta, që drita e paperënduar e Ngjalljes të ndriçojë zemrat e tyre. Le t’a zgjerojmë zemrën tonë që të përfshijmë në të gjithë botën. Dhe kurrë të mos harrojmë që ato sa thamë, ato sa bëmë, ato sa shpenzuam për të ndihmuar të afërmin tonë (të afërmin sipas kuptimit të Ungjillit) janë shumë të vogla, shumë të pakta, pothuajse zero në krahasim me gjithë ato që n’a ofroi, që n’a dhuroi me sakrificën mbi Kryq Zoti i Ngjallur. Jo para, jo pozita të larta dhe të mëdha, jo frone të bukur, por edhe sikur jetën tonë, dhe jo vetëm një jetë por edhe me mijëra jetë të kishim dhe t’i sakrifikonim të gjitha për Të, nuk do të mund t’ia kundërshpërblenim lartësisë dhe madhështisë të mirëbërjeve të pafund të Krishtit. Me të vërtetë:
“Si do t’ia shpërblejmë Zotit për gjithë ato të mira që n’a bëri? Për ne Perëndia u bë njeri, për natyrën e prishjes Fjala u mishërua dhe jetoi me ne, u bë mirëbërës për mosmirënjohësit, çlirimtar për rrobërit, për ata që rronin në errësirë lindi dielli i drejtësisë, Kryq duroi Ai që nuk mund të pësojë asgjë, në ferr u bë dritë, në vdekje u bë jetë, dhe për të rënët u ngjall. Le t’i thërresim Atij, o Perëndia jonë lavdi më Ty.”
5) Të mbajmë të pastër Javën e Ndritur
Në vazhdim të detyrave të mësipërme duhet të kryejmë dhe një detyrë të pestë. Kjo është:
Jo vetëm dita e parë e Ngjalljes të mbahet e pastër nga çdo lloj mëkati, por edhe gjithë java që vijon, ajo javë që quhet Java e Ndritur, e cila konsiderohet si një ditë e vetme, vazhdim i ditës së parë dhe të madhe të Ngjalljes së Zotit, e gjithë java pra duhet mbajtur e pastër. Jo të ndjekim filma të turpshëm dhe shfaqje teatrale, jo vallëzime të shfrenuara, jo të luajmë me letra, jo ndeshje sportive tifozësh të tërbuar, jo dehje dhe shthurrje, apo rrugaçëri të tjera të ndryshme, por lexim i shpeshtë i Shkrimeve të Shënjta, ushqim shpirtëror, vajtje e përditëshme në Kishë, kungim i shpeshtë, punë njeridashëse dhe mëshiruese, ngjallje të shpirteve, këto pra janë ato punë që duhet të kenë synim të Krishterët gjatë ditëve të Javës së Ndritur. Këto n’a porosit Kisha jonë e Shënjtë. Hapni Pidalin – Librin e Kanoneve dhe lexoni kanonin e 66-të të Sinodhit të 6-të Ekumenik.
Vallë do të n’a dëgjoni?
Këto pra predikojmë gjatë natës së shënjtë të Ngjalljes. Por kush i dëgjon? Kush i zbaton? Zëri ynë bërtet në dhe’ të shretë e të thatë.
Ashtu siç kemi thënë dhe më parë, dhe nuk do të pushojmë së thëni, jetojmë të dashur vëllezër dhe etër, jetojmë në një kohë të frikëshme, në një kohë të largimit të njerëzve nga Perëndia dhe udha e Perëndisë, jetojmë në një kohë gjatë së cilës shpirti i antikrishtit me mënyra dhe forma nga më të ndryshmet ka hyrë në jetën e përditëshme të njerëzve dhe përpiqet të gremisë të gjitha digat e moralit dhe të fesë dhe t’i shndërrojë në këneta të qelbura me erë të fëlliqur ato kopshte të Perëndisë që deri dje lulëzonin.
Por të dashur, Lavdi Perëndisë, sepse me gjithë shthurrjen dhe mosbesimin që mbizotëron sot në botë nuk mungon besimi dhe virtyti. Janë dhe të zgjedhurit e Perëndisë. Është grigja e Perëndisë. Janë adhuruesit besnikë dhe të dedikuar të Zotit të Kryqëzuar dhe të Ngjallur. Janë bijtë dhe bijat besnike të Kishës Orthodhokse, të cilët iu binden këshillave dhe mësimeve shpirtërore të etërve të tyre shpirtërorë. Kemi mjaft shembuj të dashurisë dhe dedikimit ndaj Kishës së Shënjtë. Diell shprese është Ngjallja e Zotit. Le të shpresojmë dhe ne për gjithë të mirat.
Rënçin gjithmonë gëzueshëm këmbanat e të gjitha Kishave tona duke lajmëruar dhe duke shpallur në qiejt “Krishti u Ngjall”.
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër Filip
Pashkë 2008
Këtë përkthim të vogël ia përkushtoj me dashuri të thellë zemre dhe mirënjohje shpirtërore Gjerondit të nderuar, luftëtarit të paeupur dhe shëmbëlltor të Orthodhoksisë, ierarhut të ndriçuar të Kishës së Shënjtë të Krishtit, predikuesit të flaktë dhe të palodhur të fjalës së Zotit, ish-Mitropolitit të Follorinës, Prespës dhe Ordheas, vetë autorit të këtij predikimi (dhe shumë veprave të tjerave) at AVGUSTIN KANTIOTIT.
Paçim të gjithë bekimet dhe uratat e tua Hirësi!
***********************************************