SHËN SOFIA E KOSTANDINOPOJËS – OSE AJIA’ SOFIA’
KISHA MË E MADHE E KRISHTËRIMIT
OSE SIÇ NJIHET NDRYSHE KISHA E URTËSISË SË PERËNDISË
Shkruan ish-Mitropoliti i Follorinës, Greqi
+Episkopi i nderuar Avgustin Kantioti
Përkthyesi ia dedikon autorit me nderim,
respekt të thellë dhe mirënjohje të madhe shpirtërore,
Paçim të gjithë bekimet dhe uratat e tua Hirësi!
SHEN SOFIA E KONST
Ashtu siç kemi thënë më parë, n ëpër katakombe adhuronin Perëndinë të Krishterët e parë. Kjo gjëndje sundoi për 300 e ca vjet. Më në fund erdhi Kostandini i Madh. Pas vizionit që pa në qiell ku iu shfaq Kryqi i Zotit me mbishkrimin “Jisu Krishti Fiton – Isu’s Xristo’s NiKa’ ” besoi tek Krishti dhe dha urdhër menjëherë të përgatitin flamur të ri, i cili të kishte sipër tij një kryq me mbishkrimin “Me Këtë Fiton – En tuto NiKa – Έν τούτω νίκα”. Me këtë flamur doli në betejën e ashpër që zhvillohej jashtë mureve të Romës dhe i mundi ushtritë e paganëve, dhe më pas menjëhere nxorri urdhërin mbretëror që lejonte të Krishterët të ushtronin lirshëm bindjet dhe detyrat e tyre fetare. Nuk kaloi shumë kohë dhe Kostandini i Madh zotëroi në Lindje dhe Perëndim dhe u bë monark. Transferoi kryeqytetin e perandorisë së tij nga Roma në Kostandinopojë, të cilin e quajti Roma e Re, duke lënë pas Romën pagane (Kostandinopojë do të thotë Qyteti i Kostandinit, nga Greqishtja Kostandinu’poli=tou Kostandinu i Poli). Në kryeqytetin e Romës së Re pra Kostandini ngriti një shtyllë të lartë me një kryq të madh në majë i cili ndriçonte dhe spikatej prej së largu.
*****
Të lirë tashmë të Krishterë filluan të ndërtojnë Kisha. Për ngritjen e Kishave të reja ndihmonte personalisht dhe Kostandini i Madh. Nëna e tij e shënjtë, Shën Elena, udhëtoi deri në tokën e shënjtë, bëri gërmime dhe kërkime, dhe gjeti Kryqin e Nderuar të Zotit dhe ndërtoi një Kishë tepër madhështore, atë të Ngjalljes, e cila është Kisha që shohim sot në Jerusalem mbi Varrin e Krishtit.
Thuhet që duke udhëtuar nëpër detin Egje’ i zuri një furtunë e madhe dhe anija rrezikohej të përmbytej. Pas shumë përpjekjesh anija mundi të hedhë spirancën në ishullin e Parosit në detin Egje’. Atje Shën Elena bëri lutje dhe premtoi (taksi) që nëse udhëtimi shkonte mbarë do të kthehej përsëri në ishull dhe do të ndërtonte një Kishë. Udhëtimi pra shkoi mbarë dhe e shënjta Eleni ndërtoi Kishën që kishte premtuar; kjo Kishë më pas u rindërtua më e madhe dhe ekziston deri sot; shumë besimtarë shkojnë atje për të admiruar bukurinë e saj. Kjo Kishë është Kisha e parë në Lindje që ka pagëzimtore të lashtë. Kjo Kishë pra quhet Kisha e 100 portave, në Greqisht Εκατονταπυλιανή – Ekatondapiliani’ (ekaton = 100, pili=portë/derë).
Por edhe Kostandini i Madh ndërtoi shumë Kisha. Në qëndër të Kostandinopojës ndërtoi një Kishë të cilën ia kushtoi Providencës Hyjnore – Urtësisë së Perëndisë – Shën Sofia ose Urtësia e Shënjtë e Perëndisë. Në fillim kjo Kishë nuk ishte shumë e madhe. Por në këtë Kishë predikoi shumë herë Shën Grigor Theollogu, ashtu si dhe predikuesi më i madh i Krishtërimit, Shën Joan Gojëarti. Por kur perandoresha e degjeneruar dhe e korruptuar Evdhoksia e internoi Gojëartin, populli u indinjua tepër për këtë veprim si pasojë e të cilit u deprivuan nga Bariu dhe Mësonjësi i mirë dhe i vërtetë, dhe në zemëratë e sipër i vunë zjarr Kishës.
Më vonë u ndërtua mbi këtë Kishë një Kishë shumë më kolosale dhe madhështore, Kisha e Shën Sofisë – ose Urtësisë së Perëndisë. Këtë Kishë e ndërtoi Perandori i madh, i gjallë dhe tepër aktiv i Bizantit Justiniani.
*****
Le të përshkruajmë tani Kishën kolosale të Shën Sofisë, ose të Providencës Hyjnore. Vetëm ata që u denjësuan të vizitojnë Kostandinopojën mund të n’a flasin për madhështinë dhe bukurinë e kësaj Kishe. Por edhe vizitorët nuk mund të përshkruajnë siç duhet këtë Kishë. Bukuria e saj mposht çdo përshkrim. Është një vepër madhështore. Sapo kalon portën qëndrore të Kishës përpara teje shfaqet një pamje aq madhështore dhe e bukur sa që është e papërsëritëshme. Menjëherë pra shfaqet gjithë bota e brëndëshme e Kishës. Dyshemeja i ngjet një deti prej të cilit dalin plot hijeshi, si direkë të një anije të madhe, 107 kolona madhështore prej mermeri të cilat e ndajnë Kishën në pjesët e saj të ndryshme dhe mbajnë peshën e pjesës së saj të sipërme. Në qëndër të Kishës ngrihen në formë katrore katër kolona gjigande, dhe sipër këtyre katër kolonave mbështetet një kupolë e mrekullueshme e cila nuk ka të dytë në botë. Kupola ka 40 dritare të mëdha, dhe kur del dielli dhe ndriçon me rrezet e tij, drita pra e diellit depërton dritaret e kësaj kupole dhe adhuruesi mendon se po sheh një qiell me yje që ndriçon dheun. Ngjethet mishi i adhuruesit besimtar. I duket me të vërtet se nuk ec më mbi dhe’ por një forcë e padukshme e merr dhe e ngre lart në qiell. Dhe pikërisht këtë gjë kishin synim të arrinin arkitektët besëmirë të kësaj Kishe kur e ndërtuan atë.
Por në madhështinë e kësaj Kishe luajnë rolin e tyre edhe zbukurimet e brendëshme plot hir dhe që me një art tepër të veçantë krijuan artistë të famshëm të asaj kohe. Llamburiste Kisha nga krerët e kolonave, nga argjëndi, nga floriri, nga mozaikët, nga mijërat e kandileve, nga mermerët shumëngjyrësh me të cilat ishin të veshur muret. Justinianit nuk i erdhi aspak keq për paratë që u hodhën për ngritjen e kësaj Kishe. E hapi arkën kombëtare dhe shpenzoi shumë para. Mblodhi mermer të ngjyrave të ndryshme nga e gjithë bota, gurë të çmuar, argjënd dhe flori. Thirri në shërbim inxhinierë, gurë-gdhëndës dhe zografë, dhe vetë ai, perandori pra, duke veshur rroba pune mbikqyrte punimet. U deshën 5 vjet dhe 10 muaj që të ndërtohej kjo Kishë. Inagurimi i saj u bë më 27 Dhjetor të vitit 537. Ceremonia ishte tepër madhështore. Fytyra e perandorit Justinian ndriste nga gëzimi. Thuhet që kur hyri brenda në Kishë dhe pa atë madhështi të Kishës, nuk u përmbajt dot dhe thërriti “Të munda Solomon”, dhe me këtë desh të theshte që Kisha e Shën Sofisë ishte shumë më e madhe dhe qëndronte shumë më lart sesa tempulli i Solomonit në Jerusalem.
Në këtë Kishë për 900 vjet e më tepër kryheshin Liturgjitë Hyjnore dhe shërbesat e tjera të shënjta. Në këtë Kishë meshonin Patrikët Ekumenikë. Në këtë Kishë kurorëzoheshin perandorët dhe mbretërit dhe psalleshin dhoksologji për fitoret e ushtrive të Perandorisë Bizantine ndaj armiqve barbarë. Në këtë Kishë vinin për t’u falur besimtarë nga të gjitha anët e botës, vinin për të admiruar këtë kryevepër të artit Bizantin. Pikërisht në këtë Kishë erdhën përfaqësuesit e carit të Rusisë, kur rusët ishin akoma popull pagan. Rusët u habitën nga mrekullia që panë. Iu bëri aq shumë përshtypje sa kur u kthyen tek cari në atdheun e tyre i thanë atij se nuk kishin parë asgjëkundi tjetër mbi dhe’ madhështi dhe bukuri të tillë, dhe se në atë Kishë meshonin Ëngjëj nga qielli dhe jo njerëz, dhe e këshilluan carin që pikërisht këtë besim të Krishtit duhej të zgjidhte edhe populli rus. Në këtë Kishë të Urtësisë së Perëndisë u bënë agripni dhe paraklise të panumërta deri kur qyteti mbretëror i Kostandinopojës rrezikohej nga agresioni i barbarëve.
*****
Kisha e Shën Sofisë, e Providencës Hyjnore pra, ishte qëndra e jetës fetare dhe kombëtare të Perandorisë Bizantine. Sipër kupolës së saj madhështore ishte vendosur një Kryq kolosal që natën ndriçonte dhe spikatej nga çdo kënd i Qytetit Mbretëror.
Por erdhi dita kur këmbanat e saj madhështore u dëgjuan për herë të fundit dhe për herë të fundit u meshua brenda Kishës së Shën Sofisë. Ishte 29 Maj 1453, ditë e martë, ora 2 e ca mbas mesdite. Kostandinopoja, mburrja e botës dhe qytetërimit, ra në duart e barbarëve turq. Turqit hynë në Qytetin Mbretëror, vunë zjarr dhe dogjën, plaçkitën dhe përdhunuan, therrën dhe prenë, dhe ndotën dhe përdhosën altaret e shënjta të Kishave. Hoxha hyri në katedralen e Shën Sofisë dhe nga habija dhe çudia thërriti “allah allah”. Çdo gjë të shtrenjtë dhe të çmuar që kishte Kisha brenda saj ia vodhën. Kryqi u rrëzua nga kupola dhe në vënd të tij vendosën gjysëm-hënën. Ditë të tmerrshme dhe të frikshme erdhën për besimtarët e Krishterë. Por të Krishterët nuk u dëshpëruan. Për shekuj me rradhë rrojtën dhe jetojnë me shpresën që “pas vitesh dhe kohësh përsëri tonat do të jenë”. Shpresonin dhe shpresojnë që një ditë Kisha do të rikthehet përsëri në duart e të Krishterëve dhe do të kryhet atje përsëri Mesha Hyjnore.
Kisha e madhe e Krishtit është akoma nën sundimin turk. Por kemi besë dhe shpresë që një ditë Kisha do t’iu rikthehet të Krishterëve. Jo gjysmë-hëna por Kryqi do të fitojë në botë. Dhe turqit do të bëhen të Krishterë dhe do t’i falen të Kryqëzuarit Jisu, e Tij qoftë lavdia, nderi dhe adhurimi në jetë të jetëve Amin.
Kapitulli u shkëput nga libiri
“Faltorja Orthodhokse” -ΟΡΘΟΔΟΞΟΣ ΝΑΟΣ
Përktheu nga Greqishtja,
Aleksander Filip
27 Janar, 2008
Transferimi i Lipsanave të
Shën Joan Gojëartit
në Kostandinopojë