Αυγουστίνος Καντιώτης



Çfarë është jeta, çfarë është njeriu (Τι ειναι η ζωη, τι ειναι ο ανθρωπος)

date Μαι 21st, 2023 | filed Filed under: Albanian

Bishop of Florina Augustinos

Çfarë është jeta, çfarë është njeriu

Viti i Ri, 1 janar, e kremtja e shën Vasilit të Madh. Por kush ishte shën Vasili? Megjithatë ishte një gjigand në shpirt, një bari i dhembshur me dashuri atërore, një atë i hirshëm i Kishës, një yll i mbarë botës. Që ta kuptojmë këtë njeri të madh, do të sjellim një prej predikimeve të tij rreth kotësisë së jetës njerëzore. Sot që shkelim në ditët e para të vitit dhe më të shumtët jetojnë me ëndrra për lumturinë kalimtare, le të dëgjojmë mësuesin e madh dhe sipas me këshillat e tij të shumëvyera, le të vendosim një program të ri në jetë, të jetës së krishterë për vitin e ri. Atëherë do të jemi më të sigurt. Sepse do të shikojmë dhe do të jetojmë me vigjilencë kwtë realitet.

“Njeriu ngjizet dhe qëndron në barkun e nënë së tij. Si embrion zhvillohet në mitër. Atje formohet njeriu u ri; kur vjen ora, mitra nuk e mban as një ditë. A nuk e mikpriti mjaftueshëm? Hapet pra dhe embrioni rrëshqet dhe vjen në botë një qenie e re.
Ky do të jetë “grushtuesi i pikëllimit. E quaj kështu, sepse gjatë gjithë jetës pikëllimi do ta shoqërojë dhe me të do të përplaset; do japë e do marrë grushta ashtu në lojën e boksit ku dy lojtarë goditen me njëri-tjetrin. Do ta luftojë pikëllimin dhe do përpiqet ta mundë. Prandaj e quajta “grushtuesi i pikëllimit”.
Njeriu, sapo del nga barku i nënës së tij dhe thith ajrin e tokës, klithmën e parë që nxjerr është e qara e tij. Ky është dhe fati i jetës së tij. Klithma e tij e parë paraflet për të ardhmen e tij. Do të jetojë me hidhërime dhe do të vdesë me pikëllim. Erdhi në tokë si foshnjë dhe nuk qeshi, por sapo erdhi, ndien dhimbje dhe qan.
U gjet në detin e pikëllimeve i mbijetuar. Dhe ja ku foshnja noton në lot. Kur të mbërrijë koha që të mos pijë më qumësht, e ëma ia pret qumshtin dhe ai qan i pangushëlluar, sepse nuk do që ta lërë gjirin e së ëmës. Rritet pak dhe foshnja fillon t’i ketë frikë prindërit. Arrin në moshën për të shkuar në shkollë, dhe atëherë pikëllim i ri; tani nxënësi ka frikë mësuesin, frika nuk e lë të qetë. Nuk mësoi mirë dhe u dënua; lot të tjerë. Më vonë, pas shumë studimesh dhe lodhjesh, mësoi shumë, eci përpara në shkollë, i mori provimet dhe u bë student, më në fund bëhet i denjë të marrë diplomën e tij shkëlqyer. Tashmë është qytetar. Por pikëllimi tjetër vjen: e thërresin ushtar. Si ushtar sa e sa pikëllime të reja e presin! Lirohet nga ushtria, del në jetë si burrë i pjekur. Përpiqet që të ndërtojë të ardhmen. Fillojnë pikëllime të reja; ka frikë eprorët, në çdo hap të tij dyshon për armik, lidhet pas parasë, gjuan interesin, tërbohet që të fitojë një kacidhe, padrejtësohet dhe padrejtëson, rend pas gjykatave herë si i akuzuar herë si akuzues. Natën nuk fle, ditën jeton si skllav. U skllavërua, sepse vetë krijoi kaq nevoja të tepërta, të cilat e privuan nga liria. Nuk është i lirë, u bë rob i dëshirave të tij. Herë e lë paranë ose bashkë me paranë gjuan lavdinë. Pikëllime të reja. Ngrihet në pozita më të larta, bëhet ushtarak, udhëheqës, qeveritar. Grumbulloi pasuri dhe lavdi: por a u preh? Jo, sepse tani që mosha e tij kaloi, ja ku dolën thinjat e para. Dhe pak vite dhe pleqëria mbërriti.
Kështu, para se të shijojë ato që për shumë vite u mundua dhe kaq shumë djersë derdhi, e rrëmben në mes të pasurisë dhe lavdisë vdekja. Dhe atëherë dikush mund të thotë për të: “Ja një anije tejet e rënduar me pesha të kushtueshme, pasi kaloi dete e oqeane, tani në mes të limanit të lumturisë po mbytet”. Çfarë kotësie! Vdekja e përqesh dhe i tall ata që jetojnë me shpresa të kota.
Kjo është jeta e njerëzve: det, ku herë ka kaltërsi dhe herë tjetër furtunë; erë, që nuk fryn vetëm nga një anë, por nga të gjitha anët e horizontit; ëndërr që nuk realizohet; rrjedhë lumi që vetëm rrjedh dhe mbrapa nuk kthehet; tym që shpërbëhet dhe humbet; hije që e ndjek dhe nuk mund ta kapësh.
Det kjo jetë, që nuk qetësohet nga dallgët e egra që ngrihen. Anija jonë udhëton. Lundrimi është shumë i rrezikshëm, lodhja e tmerrshme. Pasagjerët, pra ne, nuk bëjmë kujdes, neglizhojmë; mendojmë se jemi të sigurt dhe dremitim. Pikëllimet ngjasojmë me dallgë që godasin me tërbim anët e anijes. Njerëz që janë armiq, shtiren si miq, dhe ngjasojnë me shkëmbinjtë e fshehur nën ujë të cilët nuk duken, por që shkaktojnë pwrmbytje. Kusarët dhe rrëmbyesit ngjasojnë me piratët e detit, që presin anijen ta plaçkitin. Pleqëria nagjson me kohën e keqe dhe në fund vdekja ngjason me pwrmytjen.
O njeri, kujdes! Je drejtues anije në këtë jetë. E shikon furtunën, dallgët, turbullinë, piratët. Kujdes kur udhëton. Kam frikë se mos anija jote mbushet me ujë dhe me pesha të parëndësishme. Pesha të parëndësishme janë paratë e shumta, ose që ta themi më saktë janë argjenddashja jote, lakmia, veset e tua. Këto do të sjellin përmbytjen. Boshatise anijen tënde nga këto. Mbushe me pesha të çmuara. Pasuri që nuk vidhet, që nuk humbet, nuk zhvlerësohet është shpresëtaria. Dëgjo se çfarë thotë apostull Pavli: “Po fitimi më i madh është besimi i mirë me përkorje. Sepse asgjë s’kemi prurë në këtë botë dhe është e qartë se edhe të nxjerrim gjë nuk mundim” (I Tim. 6.6-7).
Cili do jetë programi ynë? T’iu shmangemi të tepërtave si të panevojshme dhe të kufizohemi te të nevojshmet. “Rrënja e të gjitha të këqijave është argjenddashja” (I Tim. 6.10)

† Episkop Agustini

 

     Add A Comment

You must be logged in to post a comment.