“Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”
ΜΕΤΑΦΡΑΣΗ ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΑ ΤΗΣ ΟΜΙΛΙΑΣ ΤΟΥ π. ΑΥΓΟΥΣΤΙΝΟΥ
ΣΤΟΝ ΙΕΡΟ ΝΑΟ ΑΓΙΟΥ ΠΑΝΤΕΛΕΗΜΟΝΟΣ ΦΛΩΡΙΝΗΣ ΤΗΝ 12-4-1971
ΦΩΣ ΣΤΟ ΣΚΟΤΑΔΙ
Απο μεταφραστή· «…Μέ βαθιά αγάπη τής καρδιάς μου καί πνευματική ευγνωμοσύνη τής ψυχής μου, το αφιερώνω στόν σεβαστό Γέροντα, στόν ανίκητο καί παραδειγματικό μαχητή της ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ, στόν φωτισμένο ιεράρχη της του Χριστού Εκκλησίας, στόν φλογερό καί ακούραστο ιεροκήρυκα του Λόγου του Θεού, Επίσκοπου Φλωρίνης, πατέρα Αυγουστίνο…
ΧΡΙΣΤΕ ΒΟΗΘΕΙ ΕΠΙΣΚΟΠΟ ΑΥΓΟΥΣΤΙΝΟ!»
Dritë në errësirë
“Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”
(Nga Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara)
Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara, të dashurit e mij, është një liturgji e veçantë. Karakteristike e saj është, ashtu siç tregojnë edhe mbulesat e altarit të shënjtë dhe veshja meshtare e priftit, pendimi për mëkatat dhe vajtimi apo zia. Vajtojmë pësimet e Zotit tonë Jisu Krisht, për shkak të mëkatave tona, për shkak të mëkatave të klerit dhe popullit, dhe kërkojmë mëshirë nga Perëndia.
Do t’ju lutesha t’i kushtojmë vëmendje të plotë një pike të kësaj liturgjie. Është momenti kur prifti duke mbajtur një qiri të ndezur në dorë dhe temjanicë del tek Porta qëndrore e ikonostasit, me dritat e fikura, dhe bekon në shënjë kryqi besimtarët e mbledhur në mistagogjinë e shënjtë duke thënë: “Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”. Kjo thirrje ka një kuptim tepër të veçantë. Do të flasim për dritën sot. Ekziston drita materiale dhe drita shpirtërore.
***
Drita materiale, të dashurit e mij, u krijua prej Zotit Perëndi. Ai tha “Le të bëhet dritë” dhe u bë dritë (Të Bërët 1:3). Burim të kësaj drite caktoi diellin gjatë ditës dhe hënën gjatë natës. Kjo lloj drite është e nevojshme për ne si njerëz. Kur perëndon dielli përpiqemi të marrim dritë nëpërmjet mjetesh të tjera: sot përdorim rrymën elektrike, kohë më parë përdornin qirinjtë, me një fener, me një qiri, apo me një pishtar bënin dritë në epokat e kaluara. Pa dritë pra nuk mund të rrojmë. Nëse ndonjëherë ndërpritet drita menjëherë kërkojmë të ndreqet problemi dhe të vijë përsëri drita. Dhe kur vjen drita në shtëpi të gjithë gëzohemi. Nëse dikush ec në errësirë ka rrezik të pengohet e të bjerë. Pa dritë njeriu nuk punon dot, nuk gjen dot asgjë. Kemi edhe shembuj të tillë kur ushtarët, në errësirë, në vënd që të qëllonin armikun shtinë mbi vëllezërit e tyre ushtarë.
Përveç dritës materiale ekziston edhe drita shpirtërore, e cila largon errësirën morale dhe shpirtërore e cila n’a rrethon nga të katër anët. Ekziston errësirë e madhe edhe pse mund të kemi arritur që të ndriçojmë çdo qoshe të botës. Kjo errësirë nuk është errësirë materiale, nëpër rrugë apo shtëpi; errësira e madhe, të dashur vëllezër, ekziston brenda nesh, brenda zemrave tona, brenda mendjeve tona. Të paktë janë ata që e kuptojnë këtë gjë.
Një nga Shënjtorët e Kishës sonë, lipsani i të cilit ndodhet në qytetin e Selanikut, Shën Grigor Pallamai, thoshte: “O Zot Jisu Krisht, ndriçomë në errësirën time”. Këtë lutje e bënte vazhdimisht dhe pa ndërprerje në qelinë e tij. Sepse me të vërtetë që brenda nesh kemi errësirë. E thotë edhe Kasjania në troparin e saj: O Zot, jetoj në mëkatë – mesnatë e errët dhe pa hënë ekziston brenda meje.
E errët pra është jeta jonë, e zhytur në natën e mëkatave dhe paudhësive. Cila fuqi në këtë botë, cila filosofi mund t’a shpërbëjë këtë errësirë? Dikush mund të ketë fituar dije të mëdha duke e kthyer trurin në libër enciklopedik dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë dije (të jetë në errësirë shpirtërisht) përsa i përket çështjeve thelbësore të jetës. Pyesni filosofët që ndodhen larg Krishtit se çfarë është Perëndia dhe cila është marrëdhënia jonë me Perëndinë. Askush prej tyre nuk do të mund të përgjigjet me pak fjalë rreth kësaj teme ashtu siç u përgjigj Krishti “Perëndia është shpirt dhe ata që i falen duhet të falen me shpirt e me të vërtetë” (Ioan 4:24).
Pyetini ata se çfarë është njeriu. Filosofia nuk i zgjidh dot enigmat. Ndërsa Krishti n’a thotë: njeriu ka një prejardhje, është i pavdekshëm, dikur ra nga lavdia e tij në mëkatë dhe tani është i zhytur në llucë, në paudhësi, ligësi, të meta e gabime. Ka nevojë për ndryshim rrënjësor, ka nevojë për ndryshim rrënjësor të zemrës, që kështu të rilindet, të bëhet njeri i ri, krijesë e ripërtërirë, krijesë e re.
I pyet filosofët për shpirtin dhe të mbytin me idera dhe teorira. Ndërsa Krishti përgjigjet me pak fjalë, por fjalë të pavdekshme: “Ç’dobi mund të ketë njeriu në fitoftë gjithë botën, dhe të dëmtojë shpirtin e tij?”… (Mark8:36).
I pyet filosofët ku gjendet lumturia, dhe të merren mëndtë nga përgjigjet e tyre: në fuqia, në paraja, në lavdia, në njohuritë… Ndërsa Krishti thotë: kyçi i lumturisë është virtyti, shënjtërimi.
I pyet se kush është destinacioni ynë, dhe nuk dëgjon asnjë përgjigje të saktë dhe bindëse. Ndërsa Krishti tregon qiellin dhe thotë “Të shënjtë bëhuni sepse dhe unë i shënjtë jam (A.Petr.1:16).
Shkon edhe në varrezat dhe bën pyetje rreth misterit të vdekjes “ç’bëhet këtu në varr?”. Të urtët e kësaj botë heshtin, ndërsa Krishti përgjigjet me fjalë dhe me vepra. Iu tha motrave të Llazarit: “unë jam ngjallja dhe jeta”. Dhe urdhëron duke thirrur “Llazar, dil përjashta varrit” (Joan11:25-43), dhe Llazari ngjallet. Dhe më në fund natën e Ngjalljes Ai, vetë Krishti, i shkatërron dyert e ferrit dhe atëhere dëgjohet … “Sot me dritë bota po shkëlqen, qielli i tërë me dhenë, dhe i nëndheshmi Ferr…” (Kanoni i Pashkës).
“Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”. Krishti është drita e botës. Të Premten e Madhe dëgjojmë “Ti o Zot që mbështillesh me dritë si me rrobë” (Psallm.103:2). Ashtu si ne vishemi me rroba, kështu edhe Krishti si veshje të tij ka dritën. Dhe jo vetëm që është dritë Krishti, por ka edhe fuqi që neve që ndodhemi në errësirë të n’a bëjë “bij drite” dhe “bij dite” (Pas Joanit 12:36 dhe Let.I.Pavlit Thesalonik.5:5). Apostoll Pavli iu shkrojti paraardhësve tanë “dikur jetonit në errësirë, por tani jeni dritë, ndaj si bij drite ecni në jetë” (Efes.5:8)” të jetoni pra si bij drite dhe dite.
Por si mund të bëhemi dritë? Përgjigjia e kësaj pyetje është: nëpërmjet besimit. Po pra, ai që beson me të vërtetë do të bëhet dritë. E tha Zoti Krisht “Ai që vjen pas meje nuk do të ecë në errësirë por do të ketë dritën e jetës” – ai pra që vjen pas meje, ai që iu beson fjalëve të mia, nuk do të jetojë më në errësirë por do të ketë dritën e jetës, dhe “ai që ka dritë nuk e zë errësira” por do të jetojë në dritë (Joan 8:12 dhe 12:35).
Secili prej nesh pra mund të bëhet dritë duke patur besim. Por jo besim të vdekur apo formal dhe vetëm me fjalë – është i nevojshëm besimi që pasohet me vepra. Apostoll Jakovi thotë që “besimin tonë duhet t’a tregojmë me vepra” (Iakov.2:18), me jetë të rregullt dhe me shembuj ndriçues. Dhe Profeti Isaia thërret: “jo besim të thatë, jo kreshmë formale dhe lëmoshë të parëndësishme dhe më pas krenari dhe mburrje duke thënë – o Zot a nuk i pe gjithë ato që bëra? Tani shpërblemë!” Nëse mendoni që kështu do të shpëtoni e kini shumë gabim. Doni të shpërbëhet errësira e shpritit tuaj? – n’a thotë Isaia. Bëni punët e drejta, mbani drejtësinë, tregoni me vepra dashurinë dhe bëni lëmoshë me gjithë zemër dhe atëherë në natën e pahënë të shpirtit tuaj do të shkëlqejë drita e diellit shpirtëror.
Nuk mjafton, të dashur, vetëm t’i themi dhe t’i dëgjojmë në Kishë këto fjalë “Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”. Vetë Krishi, në predikimin e tij mbi mal kërkon nga bijtë e tij “Kështu le të ndriçojë drita juaj përpara njerëzve, që të shohin punët tuaja të mira, e të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiejt” (Matth.5:16). Kërkon pra që secili prej nesh të bëhet shkak që të lavdërohet Ati qiellor prej atyre që do të shohin punët tona të mira, jetën tonë të rregullt dhe të virtytshme më Krishtin.
Edhe pse dritat e reklamimit janë të panumurta, kudo mbizotëron errësira: në shtëpitë, në rrugët, në zyrat, në fabrikat, në shkollat, në ushtëri, në sallat e gjyqeve, në spitalet, në ministritë, në parlamentet, në pallatet e qeveritarëve. Të gjithë sa u vlerësuam të marrin pakëz dritë, kemi për detyrë të jetojmë si bij të dritës dhe jo si bij të natës, jo si lakuriqë të natës. Një i Krishterë i vërtetë, ashtu siç e shohim edhe në jetët e Shënjtorëve, bëhet dritë, bëhet një diell i vogël, që rrezaton rreth tij dritën e Krishtit. Dhe atëhere në fytyrën e tij “Drita e Krishtit u ndrit të gjithëve”.
Le të ndezë bota drita elektrike sa të dojë. Personalisht preferoj të banoj në një kolibe (qeli asketi) dhe të ndriçohem nga drita e qiririt të Meshës së Parashënjtëruar – preferoj të kem Krishtin, “dritën e botës” (Joan 8:12), sesa të banoj në pallate të ndritura nga dritat e qytetërimit të gënjeshtërt. Pikërisht atë dritë qiellore duhet të përpiqemi të fitojmë nëpërmjet besimit të patundur, besimit të shprehur me vepra, me lutje, nëpërmjet të gjitha mënyrave që ofron Kisha jonë e Shënjtë; të bëhemi poliele të vegjël në këtë botë, lambadhe shpirtërore duke thërritur të gjithë rreth nesh dhe duke thënë “Ejani merrni dritë prej Dritës që nuk perëndon” (shërbesa e Ngjalljes). Dhe kjo Dritë që nuk perëndon kurrë, Drita e përjetëshme është Zoti ynë Jisu Krisht të cilin himnojeni bekoheni dhe pëmbilartësoheni në jetë të jetëve. Amin.
† Episkop Avgustini
Predikimi u mbajt më 12 Prill, 1971 në Kishën e Shënjtë të Shën Pandelimonit, Follorinë
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër P. Filip
Prill, 2010
Këtë përkthim të vogël ia përkushtoj me dashuri të thellë zemre dhe mirënjohje shpirtërore Gjerondit të nderuar, luftëtarit të paeupur dhe shëmbëlltor të Orthodhoksisë, ierarhut të ndriçuar të Kishës së Shënjtë të Krishtit, predikuesit të flaktë dhe të palodhur të fjalës së Zotit, Mitropolitit të Follorinës, Prespës dhe Ordheas, vetë autorit të këtij predikimi (dhe shumë veprave të tjerave) at AVGUSTIN KANTIOTIT.
Paçim të gjithë bekimet dhe uratat e tua Hirësi!
Add A Comment
You must be logged in to post a comment.