1) Vijnë Hidhërime 2) Si do t’iu bëjmë ballë hidhërimeve?
Vijnë Hidhërime
(Fragment nga predikim mëgjesor)
“Po vijnë hidhërime të mëdha në botë. E kam thënë edhe herë të tjera, po e them përsëri. Lutuni që të mos bjerë zjarr në Ballkan. Sepse po ra zjarri në Ballkan, do të bëhet lufa e tretë Botërore, e cila do të jetë si një fshesë me korrent dhe do të spastrojë gjithë njerëzimin”
(Mitropoliti i Follorinës Avgustin, Follorinë 31-4-1976)
Si do t’iu bëjmë ballë hidhërimeve?
Ka njerëz të cilët kur janë mirë dhe kur portofoli i tyre është plot dhe kur fëmijët e tyre përparojnë dhe çdo gjë është në rregull, lavdërojnë Perëndinë. Por kur i gjen ndonjë e keqe apo hidhërim, atëhere humbasin gjakftohtësinë dhe duke rënkuar vlasfimojnë dhe mallkojnë ditën që u lindën; ka edhe nga ata të tjerët që prej zhgënjimit të madh që pësojnë i japin fund jetës së tyre me vetëvrasje.
O NJERËZ që kini hidhërim në këtë botë! Për të përballuar dhe për të dalë fitimtarë mbi hidhërimet që hiqni duhet të armatoseni me durim. Dhe për të fituar durim duhet të hapni Shkrimin e Shënjtë, të shihni se ç’thotë për hidhërimet, çfarë qëllim kanë hidhërimet, dhe të lexoni shembujt e shkëlqyeshëm të durimit.
Në Ungjillin e Shënjtë shohim heronj të durimit. Një prej tyre është dhe i paralizuari prej tridhjetë e tetë vjetësh (Ioan.5, 1:15). Është vërtet një hero. Është një hero më i lartë se heronjtë që dalin fitimtarë në fushat e betejave me dekorata trimërie. Hidhini një sy jetës së këtij heroi. Jetonte i zhytur në një oqean me hidhërime. Jo për disa ditë, as për disa javë apo disa vjet – pa shihni ju lutem – 38 vjet të tëra dergjej i sëmurë duke qënë krejt i paralizuar. Dhe vetëm kaq? Nuk kishte askënd pranë tij. Asnjë njeri nuk kishte pranë. E megjithatë nuk rënkonte, nuk vlasfimonte, nuk mallkonte ditën që u lind, por me durim, durim si ai i Jovit, i kalonte ditët e jetës së tij duke patur besim tek Perëndia se nuk do t’a braktiste por si përfundim një ditë do të hidhte syrin mbi të dhe do të tregonte mëshirë ndaj tij. Dhe me të vërtetë Perëndia tregoi mëshirat e Tij mbi të. Erdhi vetë Jisu Krishti, Perëndia i vërtetë dhe e shëroi, i dha shëndet të plotë, dhe të gjithë rreth tij duke parë këtë gjë u çuditën. I paralizuari, ky hero i durimit, atë ditë mori nga Krishti – që është Mbreti i mbretërve – mori shpërblimin e durimit të tij.
Uroj, të dashurit e mij, shpërblimin e durimit t’a marrim të gjithë ne, burra e gra, gjithë sa në këtë botë vuajmë nga hidhërime të ndryshme. Dhe për të fituar durim le t’i hedhim një sy heronjve të durimit, si i paralizuari hero, por në mënyrë të veçantë le t’i hedhim sytë tanë mbi mbretin e vuajtjeve dhe hidhërimeve Zotin tonë Jisu Krisht, i cili n’a tha: “Në botë do të kini shumë hidhërime, por kini kurajo, unë e munda botën”.
Mitropoliti i Follorinës Avgustin
(nga libri «ΣTAΓONEΣ ΑΠΟ ΤΟ ΥΔΩΡ ΤΟ ΖΩΝ» – “Pika nga Uji Jetëdhënës”)
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër P. Filip
Add A Comment
You must be logged in to post a comment.