SHNDERRIMI I APOSTOJVE
SHNDERRIMI I APOSTOJVE
Dikur, te dashur lexues, jetonin disa njerez te varfer, te rreckosur, por me seder dhe punetore. Ishin peshkatare. Jetonin ne nje zone qe ishte afer nje liqeni magjepses. Jetonin gjate bregut te liqenit Gjenisaret. Keta njerez ngriheshin naten, shkonin ne varkat e tyre, vozitnin ne liqen, hidhnin rrjetat e tyre, prisnin lindjen e diellit, dhe ato c’ka kishin zene ne rrjetat e tyre e shisnin; dhe keshtu me djersen e ballit siguronin buken e gojes dhe mbanin familjet e tyre. Keshtu i kalonin ditet peshkataret e varfer te Galilese.
Admirues Entusiazte
Por nje dite ndodhi dicka qe u be shkak qe ata te ndryshonin menyren e jeteses se tyre. Nje Mesonjes u shfaq ne vendin e tyre. O, cfare Mesonjes! Ai nuk ngjiste me mesuesit e tjere. Dallonte shume nga te tjeret. Fjalet e Tij permbanin nje urtesi qe nuk ishte degjuar kurre me pare. Dhe fjalet e Tij thuheshin me kaq dashuri dhe embelsi sa mendonje se nga goja e Mesonjesit rridhte mjalte i embel. Mesimet e Tij terhiqnin dhe magjepsin shpirtet e thjeshta. Ky Mesonjes ishte Jisu Krishti.
Krishti ne ditet e para te veprimtarise se Tij ne popull shkoi ne buze te liqenit te bukur, dhe u jepte mesime peshkatareve te thjeshte. Dhe ata, sapo e degjuan, ndjene zemren e tyre te mbushet me gezim dhe defrim. Krishti therriti disa prej tyre prane Tij. I therriti qe te behen nxenes dhe apostoj te Tij. Dhe peshkataret pa as me te voglin hezitim, i lane the gjitha, lane varkat dhe rrjetat, lane shoqerine dhe te afermit, lane prinder dhe bashkeshorte dhe gjithcka tjeter te dashur ne bote, dhe i shkuan pas Krishtit. Prane Krishtit, duke degjuar mesimet e Tij hyjnore dhe duke pare cudite e Tij te shkelqyera, ndjeheshin te lumtur. Admirimi i tyre ndaj Krishtit, rritej cdo dite e me shume. Apostojte pra kishin besuar se Jisui ishte Mesia, i cili do te shpetonte popullin e Israelit.
Por si e konceptonin ata shpetimin?! Nuk e konceptonin ashtu si Krishti, pra shpetim nga Djalli, nga mekati, nga mashtrimi dhe genjeshtra. Apostojte kishin fantazine se Krishti, me fuqine e tij te paaneshme qe kishte, do te luftonte dhe do te fitonte kunder Romakeve qe kishin pushtuar token e tyre, dhe do te themelonte perseri mbreterine e Israelit, dhe kjo mbreteri do te ishte me e madhja dhe me e fuqishmja ne bote. E mendonin Krishtin si nje mbret te dheshem, me i larte se Davidi dhe Solomoni. Dhe benin fjale midis tyre, kush do te merrte vendin me te larte afer Krishtit.
Zhgenjim dhe frike
Gjate gjithe kesaj kohe, apostojte jetonin me shpresen dhe vizionin e Krishtit Mbret. Por kur Krishti u arrestua prej armiqve te tij pa as me te voglin kundershtim, por perkundrazi i la t’a denojne me vdekje ne kryq midis dy kusareve, kur pane poshterimin qe iu be Krishtit, atehere u zhgenjyen dhe thane “Mjerr ne! Shpresonim qe ai do te shpetonte Israelin, dhe tani humben te gjitha shpresat qe kishim..
Frike dhe tmerr pushtoi apostojte. U frikesuan se mos ndoshta i arrestonin dhe i denonin dhe ata me vdekje ashtu si dhe Krishtin. U fshehen neper shtepira dhe nuk dilnin perjashta. Kishin vendosur qe pas ketij zhgenjimi te shpresave te tyre, te ktheheshin perseri ne shtepite dhe rrjetat e tyre.
Ishin gati pra te ktheheshin neper shtepite dhe punen e tyre. Por papritur ndryshuan!
Shnderrim i papritur
Te deshperuar pak me pare, plot bese dhe shprese tani. Frikacake pak me pare, trima dhe me kurajo tani. Lepuj pak me pare, luane tani. Duke pare kete shnderrim kolosal te apostojve pyes: cfare dhe kush shkaktoi kete shnderrim shpirteror te apostojve? Pse nuk u kthyen ne rrjetat e peshkimit, por dolen nga vendi ku ishin fshehur dhe filluan te udhetojne poshte e lart neper bote duke predikuar Krishtin?! Ky shnderrim nuk mund te shpjegohet ndryshe vecse duke pranuar qe dicka shume e madhe kishte ndodhur ne jeten e tyre. Kjo dicka e madhe pra, kjo dicka mahnitese qe kishte ndodhur dhe kishte shnderruar shpirterisht apostojte ishte fakti qe KRISHTI U NGJALL!
Po, u ngjall Krishti! Ngjalljen e Krishtit e moren vesh ne fillim grate mirofore te cilat kishin shkuar tek varri. Ato iu sollen apostojve lajmin e gezueshem qe „Krishti u Ngjall“! Por apostojte nuk besuan ne fillim. Ishin kaq te deshperuar sa mendonin se cdo gje kishte mbaruar dhe nuk kishte me vazhdim. Dhe ndersa ishin fshehur te frikesuar ne nje shtepi, papritur u shfaq Krishti perpara tyre. U shfaq midis tyre nderkohe qe „dyert ishin te mbyllura“ (Ioan.20:19,26). Edhe pse portat ishin te mbyllura Krishti hyri brenda. Si hyri brenda?
Pyesni si hyri brenda Krishti kur dyert ishin te mbyllura? Dhe une po ju pergjigjem me disa pyetje te thjeshta. Si, duke qene dyert dhe dritaret e mbyllura, hyn dielli ne dhomen tende? Si rrezet Rendken bejne te mundur te shohim gjendjen e brendeshme te trupit tone? Si, duke patur dyert dhe dritaret e shtepise te mbyllura, pamjet, tingujt dhe zerat e personave dhe gjerave te ndryshme, te cilat ndodhen larg, nepermjet televizionit depertojne muret dhe ju i degjoni dhe i shikoni duke qene brenda shtepise? Si? Ne qofte se ndodhin keto, aq me teper pra eshte e mundur te ndodhin te tjerat, te cilat aktivizohen jo nga krijesa te Perendise, njerezit pra, por nga vete KRIJUESI i botes.
Hyri brenda pra Krishti „duke qene portat e mbyllura“, ashtu sic depertojne rrezet e diellit, rrezet Rendken dhe pamjet televizive.
Vertet u Ngjall
Krishti nuk u shfaq si ndonje fantazme. Kishte trup te vertete, te cilin jo vetem qe mund t’a shihnin, por dhe t’a preknin nxenesit e Tij. U ngjall sepse eshte Perendia i Gjithefuqishem.
U Ngjall Krishti. Kjo nuk eshte nje genjeshter. Eshte fakt, fakti me i rendesishem dhe me i vecante i historise boterore. Dhe nje prove e fuqishme e Ngjalljes se Krishtit eshte fakti qe Apostojte nga momenti qe pane Krishtin e ngjallur u shnderruan persa i perket botes se tyre te brendeshme shpirterore. U largua prej tyre deshperimi dhe erdhi tek ata gezimi dhe hareja. U largua prej tyre frika dhe erdhi tek ata guximi dhe kurajoja. Lepujt u shnderruan ne luane. Mjeranet dhe te deshperuarit u bene njerezit me te lumtur te botes. „U gezuan nxenesit duke pare Zotin“ (Ioan. 20:20).
U gezuan pra nxenesit. Dhe se bashku me Apostojte u gezua dhe Hyjlindesja e Tereshenjte. U gezuan akoma dhe Engjejt ne qiell. Por gezohet me Ngjalljen e Krishtit edhe e gjithe natyra, e cila ne pranvere vesh stoline e saj zbukuruese si per feste, qe te festoje Ngjalljen.
Le te gezohemi dhe ne
Kemi besen me te bukur te botes (Orthodhoksine). Kemi fene e vertete, e cila nuk mbeshtetet ne mitologji, por mbeshtetet mbi nje shkemb te pathyeshem – mbi Ngjalljen e Krishtit. Le te gezohemi pra, vellezer te dashur, sepse nuk jetojme ne mashtrim, por jetojme ne te verteten, ne driten qe shperndan Ngjallja e Krishtit. Krishti qe u ngjall eshte gezimi i botes. Krishti u ngjall! Atij pra, fitimtarit mbi vdekjen dhe kryetarit te jetes, i perket gjithe lavdia, nderimi dhe adhurimi ne jete te jeteve. Amin.
Fragment i shkeputur nga libri i
ish-Mitropolitit te Follorines Avgustin “ΠΑΣΧΑ” – PASHKA
Add A Comment
You must be logged in to post a comment.