Αυγουστίνος Καντιώτης



ÇFARË ËSHTË FERRI?

date Φεβ 24th, 2010 | filed Filed under: Albanian

ÇFARË ËSHTË FERRI?

(ΤΙ ΕΙΝΑΙ ΚΟΛΑΣΗ;)

ΜΕΤΑΦΡΑΣΗ ΣΤΑ ΑΛΒΑΝΙΚΑ

ΑΦΙΕΡΩΜΑ ΤΟΥ ΜΕΤΑΦΡΑΣΤΗ

ΟΜΙΛΙΑ ΤΟΥ π. ΑΥΓΟΥΣΤΙΝΟΥ ΣΤΟΝ ΙΕΡΟ ΝΑΟ ΑΓΙΟΥ ΑΘΑΝΑΣΙΟΥ, ΓΕΦΥΡΑΣ-ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ ΣΤΙΣ 30-10-1960

…με βαθιά αγάπη της καρδιάς μου καί πνευματική ευγνωμοσύνη τής ψυχής μου, το αφιερώνω στον σεβαστό Γέροντα, στον ανίκητο καί παραδειγματικό μαχητή της ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ, στον φωτισμένο ιεράρχη της του Χριστού Μεγάλης Εκκλησίας, στον φλογερό καί ακούραστο ιεροκύρηκα του Λόγου του Θεού, Επίσκοπο Φλωρίνης, πατέρα Αυγουστίνο…

ΧΡΙΣΤΕ ΒΟΗΘΕΙ ΕΠΙΣΚΟΠΟ ΑΥΓΟΥΣΤΙΝΟ!


«…që të mos vijnë edhe ata në këtë vend të mundimit..» (Lluk. 16,28)

Β΄. Παρουσια ιστEkziston botë tjetër?  Ja pra, të dashur, pyetja e rëndësishme për të cilën bën fjalë sot Ungjili i shënjtë.  Dikur shkova në një fshat dhe atje më pyetën: kush u kthye nga bota tjetër?  Mos u ngjall ndonjë i vdekur dhe erdhi të n’a thotë se çfarë bëhet në botën tjetër?…  Nuk e kuptoj se çfarë duan të thonë me këtë pyetje ata njerëz që duan të shohin të vdekurin të ngjallet; edhe në qoftë se e shohin të vdekurin të ngjallet vallë a do të besojnë?  E ve tepër në dyshim nëse do të besojnë.  Nuk mund të them që ngjallja e një të vdekuri është një dëshmi e vogël dhe e parëndësishme.  Por ka dëshmi akoma më të forta se kjo.  Edhe sikur njëmijë të vdekur të ngjalleshin nuk do të mund t’ua mbyllnin gojën atyre që nuk besojnë.  Sepse ata të vdekur që do të ngjalleshin janë njerëz.  Unë vetëm një dëshmimtar konsideroj të pamposhtur.  Atë për të ciliën bën fjalë Ungjilli, dhe përmbi çdo provë tjetër, dhe përmbi çdo dokument tjetër qëndron Shkrimi i Shënjtë.
Shkrimi i Shënjtë nuk tha kurrë gënjeshtra, në faqet e tij nuk u gjendën kurrë gabime.  Përmban të gjithë fjalën e Perëndisë.  E tha dhe vete Krishti: “qielli dhe dhue do të ikin por fjalët e mija qëndrojnë në përjetësi” (Matthe 24:35).  Unë pra vëllezër nuk pres të ngjallet ndonjë i vdekur nga varri që të besoj.  As nuk pres të më bindë për besimin tim ky apo ai shkencëtar.  Më mjafton një libër, dhe bekoj Trininë e Shënjtë që n’a dhuroi këtë libër, Ungjillin e Shënjtë, që t’a kemi udhërrëfyes në jetën tonë, far ndriçues në errësirën e shpirtit tonë.  Ndaj e konsideroj fatkeq atë që nuk hap Ungjillin, dhe akoma më fatkeq atë të cilin edhe pasi e lexon Ungjillin nuk përpiqet t’a zbatojë atë në jetë.  Ju rekomandoj pra dhe ju lutem:  asnjë shtëpi të mos jetë pa Ungjill!  Shën Joan Gojëarti thotë: “atje ku ka Ungjill djalli nuk qëndron dot”.

* * *

Ungjilli i pavdekshëm n’a siguron që ekziston bota tjetër.  Këtë gjë e predikon Dhiata e Vjetër, dhe veçanërisht Dhiata e Re.  Ka ferr, ka dhe parajsë.  E predikon këtë fakt kudo, veçanërisht me paravolinë e të pasurit dhe Llazarit. Është nevoja t’a përsëritim këtë paravoli?  Të gjithë e dinë.  Çfarë n’a thotë Zoti me këtë paravoli?
Dëgjonte zëra i pasuri duke qënë në ferr.  Në ferr?  Pu pu, do të thoni…  Të dashur vëllezër! Unë sot nuk doja të predikoj.  Kur e lexova këtë fragment të Ungjillit mbrëmë thashë me vehte: “ah sikur të isha në ndonjë shpellë të Malit të Shënjtë, të më shpëtonte Perëndia, që të mos shkoj në ferr!”  Sepse edhe unë, si mëkatar që jam, nuk do të desha të ekzistonte ferri.  Por fatkeqësisht ferri ekziston!  Ashut siç ekziston nata ashtu ekziston dhe ferri.  Dhe dëgjoni se çfarë diskuton i pasuri duke u ndodhur në ferr me Avrahamin e drejtë që gjendet në parajsë, atje ku vajti dhe Llazari i varfër.  I thotë të gjitha Ungjilli…
Duke parë i pasuri Llazarin në ato madhështi i lutet Avrahamit për pakëz freski.  “Është e pamundur”, i thotë Avrahami.  Atëherë i kërkon i pasuri Avrahamit t’i bëjë një nder për të pesë vëllezërit që jetonin akoma në botë: të ngjallet Llazari së vdekurish dhe të shkojë tek vëllezërit e mij dhe t’iu thotë të pendohen, që të mos përfundojnë edhe atë si unë.  Dhe Avrahami i përgjigjet “s’është nevoja të shkojë Llazari tek ata.  “Kanë Moisiun dhe profetët” (Lluk.16:29).  Kanë pra Shkrimin e Shënjtë.
-Jo, i thotë i pasuri.  Nëse do të shohin që dikush u ngjall së vdekurish atëhere do të binden.
-Jo, i thotë më së fundi Avrahami.  Nëse ata nuk binden nga Shkrimi i Shënjtë atëhere edhe i vdekuri të ngjallet përsëri nuk do të besojnë.

* * *

Shohim pra dy të pasur.  Njërin të ndodhet në zemër të ferrit, dhe tjetri (Avrahami) në zemër të parajsës.  Si është e mundur?  Ishin të kundërt ata të dy.  Njëri iu mbyllte portën njerëzve ndërsa tjetëri ua hapte.  Njëri ishte i pamëshirshëm ndërsa tjetri tepër i dhimbsur.  Tregomëni vëllezër ku janë të pasurit si Avrahami?!  Të tillë të pasur të kishim dhe vrafëria në botë nuk do të ekzistonte.  Nëse do të ndjekësh itinerarin e quajtur “Avraham” do të përfundosh direkt në zemër të parajsës.  Nëse ndjek rrugën e të pamëshirshmit do të gjendesh në zemër të ferrit.
– E çfarë është ferri?, do të pyesni.  Kërkoni opinionin tim për këtë çështje?  Nuk është i denjë opinioni im.  Le të mbështetemi përsëri e përsëri tek Shkrimi i Shënjtë.  Çfarë n’a thotë Shkrimi i Shënjtë përreth kësaj teme?  Me përshkrime, shembuj, me gjuhë alegorike dhe metafora, n’a jep një ide të ferrit të tmerrshëm.  Me pak fjalë ferri është zjarr, det i zjarrtë, liqen që digjet, është zjarr që edhe pse digjet me flakë nuk bën dritë.  Ferri është errësirë.  Ferri është dridhje dhëmbësh dhe tartarim i nofullave.  Ferri do të jetë deprivim, etje dhe urri, i të mirave të përjetëshme. «Le të sillen andej e këndej si qeni për të ngrënë» (Psallm. 58,7,15), ata pra që do të ndodhen në ferr do të jenë si qenër të urritur.  Ferri gjithashtu është vend i qelbur nga fëlliqësia e mëkatarëve. Ndërsa varret e Shënjtorëve kur u hapën lëshonin një erë të këndëshme – ne besojmë në lipsanet e nderuara të Shënjtorëve – eshtrat e mëkatarëve dhe të paudhëve lëshonjë erë të qelbur.
O ju që shpenzoni gjithë ato para për aroma, verini gishtin kokës dhe mendohuni që një ditë ky trup që sot e aromatisni nesër do jetë burim i një arome të qelbur. Ferri është – akoma nuk mbaruam – vend i prangave të padurueshme.  Ferri është – akoma nuk ju kam thënë gjithçka sa duhet – vend ku lule shprese nuk mbin dot.  Të gjithë, kriminelët, vrasësit, të dënuarit, të burgosurit rrojnë me një shpresë.  Pa shpresë mos mbettë kurrë njeriu!  Por atje, në ferr, nuk ka asnjë fije shprese për ndryshim ose ndreqie dhe korrigjim.  Ditë, javë, muaj, vite, shekuj, mijëvjeçarë do të ikin por ferri nuk ka për të mbarruar kurrë.
Po ju sjell një shembull.  Cili mal është më i larti në Greqi?  Është mal i Olimpit, tre kilometra lartësi ka.  Imagjinoni ky mal të ishte i përbërë prej rrëre, si rrëra e Saharës, dhe një korb të vinte çdo njëmijë vjet dhe të merrte vetëm një kokër rrëre.  Ose imagjinoni një oqean, dhe çdo njëmijë vjet të kalonte një ëngjëll dhe të merrte nga një pike prej oqeanit.  Sa mijëra vjet duhet të kalojnë derisa të vijë momenti që korbi të marrë kokrën e fundit të rrërës dhe ëngjëlli pikën e fundit të ujit të oqeanti?  Ky moment i fundit ka për të ardhur, për këtë të jini të sigurt. Por kurrë nuk ka për të erdhur momenti që ëngjëlli të thotë “mbaroi ferri e nuk ekziston më”.
Ah sikur të mund të arrinin deri në veshët tanë zërat e atyre që ndodhen në ferr, çfarë do të dëgjonim vallë?  Qarje dhe rrënkim i madh u dëgjua poshtë në “luginën e Josafatit” (Ioil 4:2).  Çfarë do të thoshin ato zëra?  Një fjalë, që këtu në botë të mos e thoni vëllezër – është mëkat.  Çfarë fjalë thonë?  “Mallkim!” “Mallkim!”… Çfarë mallkojnë?
Do të thonë: mallkuar qofshi ju këmbë që të Djelave në vënd që të vinit në Kishë vinit në qendrat e zbavitjes, fusha sporti apo teatro.  Mallkuar qofshi ju duar që nuk bënit shënjën e Kryqit siç duhet dhe nuk luteshit “O Zoti ynë Jisu Krisht mëshiromë mua mëkatarin”; mallkuar qofshi o duar që nuk dhatë lëmoshë, duar që goditët, duar që u lyet me gjak, duar që vratë, duar që u betuat mbi Ungjill për dëshmi të rreme, duar që goditët nënë e babë – qofshi të mallkuara!
Mallkuar qofshi o veshë që u tendosët tërë jetën për të dëgjuar gjithë turpet e dynjasë, por u mbyllët për të mos dëgjuar fjalët e Ungjillit.  O veshë mëkatarë mallkuar qofshi.  Dhe ju sy, që në vend të hapeshit dhe të ngriheshit lart për të parë qiellin dhe yjet, ikonat e shënjta, u hapët përpara mëkatave dhe u bëtë magnetë të ferrit, qofshi të mallkuar!
O gjuhë që nuk thatë kurrë “Lavdi Perëndisë”, gjuhë të poshtra thashethemesh, gjuhë farmaq që shkaktuat hidhërim, gjuhë që shpifët, gjuhë që nxorrët vlasfimi ndaj Perëndisë, ndaj Hyjlindëses së Tërëshënjtë, ndaj Shënjtorëve, qofshi të mallkuara!

* * *

O vëllezërit e mij!  Këto fjalë a do t’i zbatoni? Do të pendoheni?  Çfarë do të bëni sot?  Nëse merrni vendimin e mirë dhe të drejtë atëherë do të dëfrejnë ëngjëjt, do të gëzohet qielli dhe do të ngazëllohet Trinia e Shënjtë.  Por nëse nuk pendoheni, oh atëherë të jini të sigurt që do të vijë dita, dita e fundit kur ëngjëlli i Zotit do të ushtojë për ne duke bërtitur “gjithçka mbaroi”.
Sepse, «siç është urdhërurar për njerëzit një herë të vdesin, dhe pastaj vjen gjyqi» (Let.Pavl.Hebr. 9:27) – do të vdesim pra që të gjykohemi.
Si përfundim po ju jap një efqi: «Mbarim të Krishterë të jetës sonë, pa dhimbje, faqebardhë, me paqe dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së trembshme të Krishtit» (Nga Liturgjia Hyjnore).  Uroj dhe lutem për të gjithe ne që kur të arrijë momenti ynë i fundit të vulosim jetën tonë me fjalët e kusarit mbi kryq: «Kujtomë o Zot kur të vish në Mbretërinë Tënde» (Lluk.23:42). Amin

† Episkop Avgustini

Predikimi u mbajt më 30 Tetor, 1960 në Kishë e Shënjtë të Shën Thanasit në Gjefira të Selanikut
Përktheu nga Greqishtja
Aleksandër P. Filip
Shkurt, 2010

Këtë përkthim të vogël ia përkushtoj me dashuri të thellë zemre dhe mirënjohje shpirtërore Gjerondit të nderuar, luftëtarit të paeupur dhe shëmbëlltor të Orthodhoksisë, ierarhut të ndriçuar të Kishës së Shënjtë të Krishtit, predikuesit të flaktë dhe të palodhur të fjalës së Zotit, Mitropolitit të Follorinës, Prespës dhe Ordheas, vetë autorit të këtij predikimi (dhe shumë veprave të tjerave) at AVGUSTIN KANTIOTIT.

Paçim të gjithë bekimet dhe uratat e tua Hirësi!

     Add A Comment

You must be logged in to post a comment.